Fshati Risili në Bashkinë Vlorë ndodhet prej tre ditësh pa energji elektrike, ndërsa situata po rëndohet çdo ditë për banorët. Ata shprehen se sa herë përkeqësohet moti, fshati mbetet në errësirë për orë të tëra, për shkak të rrjetit elektrik të amortizuar dhe mungesës së investimeve ndër vite.
“Sa herë bie shi apo fryn erë, dritat ikin menjëherë dhe qëndrojmë pa energji. Na janë prishur pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa ushqimet dhe produktet e bulmetit që prodhojmë na janë prishur,” shprehen banorët e indinjuar.
OSHEE hesht, banorët rikthejnë gjeneratorët
Pavarësisht ankesave të përsëritura, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga OSHEE.
Për të përballuar mungesën e energjisë, banorët janë detyruar të rikthejnë në funksion gjeneratorët, duke mbuluar përkohësisht nevojat bazë të shtëpive dhe bizneseve të vogla.
LEXO EDHE: 'OSHEE nuk përgjigjet'/ Qeveria rilindase në 2025 lë banorët e Gjirokastrës në errësirë totale
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për rikthimin e energjisë dhe investime në rrjetin elektrik, në mënyrë që problemi të mos përsëritet sa herë që moti përkeqësohet.
© SYRI.net