‘Do hidhem nga kati i dytë nëse më nxjerrin’/ 32 familje në zonën e plazhit në Durrës kërcënojnë me vetëflijim nëse....

‘Do hidhem nga kati i dytë nëse më nxjerrin’/ 32 familje në zonën e plazhit në Durrës kërcënojnë me vetëflijim nëse....

11:56, 05/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

32 familje që prej 3 dekadash banojnë në vilat 36 dhe 38 në zonën e plazhit të Durrësit kundërshtojnë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që kërkon që ata të dalin nga shtëpitë e tyre, sepse 2 godinat janë privatizuar nga pronari i truallit dhe nuk janë më pronë e bashkisë.

Urdhri i përmbarimit që u kërkon të lënë banesat deri më datë 5 tetor është vënë në funksion mëngjesin e sotëm, ku pwrfaqwsues nga zyrat e përmbarimit kanë nxjerrë nga banesat disa familje ndërsa aksioni do vazhdojë dhe nesër.

 "Do të hidhem nga kati i dytë nëse tentojnë të më nxjerrin!"

Ky ka qenë kërcënimi ekstrem që ka bërë një nga banorët e dy vilave private në plazhin e Durrësit. Ndërhyrja e Përmbarimit për t'i nxjerrë nga banesat ku jetojnë prej 35 vitesh i ka detyruar banorët të ngrenë zërin, pasi kjo është e vetmja strehë për ta.

 Në vitin 20.09.2012, Ministria e Financave dhe Bashkia Durrës ia kanë shitur vilat 36 dhe 38 shtetasit Mikel Noçka, i cili tani kërkon lirimin e godinave nga familjarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco