Lajmi i fundit

LIVE - Numërimi i votave në Këshillin Kombëtar të PD

Tregu i Fruta–Perimeve në Tepelenë, simbol i harresës bashkiake

Tregu i Fruta–Perimeve në Tepelenë, simbol i harresës bashkiake

08:36, 01/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tregtarët paguajnë rregullisht taksat, por punojnë në qiell të hapur, mes mungesës së higjienës dhe kushteve minimale

Prej më shumë se një dekade, tregtarët e tregut të fruta–perimeve në Tepelenë vijojnë të paguajnë rregullisht taksat, por Bashkia duket se i ka lënë në harresë.

Ndër vite nuk është bërë asnjë investim për përmirësimin e kushteve, dhe pamjet nga terreni tregojnë qartë realitetin e zymtë: tregtarët punojnë në qiell të hapur, pa mbulesa, pa infrastrukturë, dhe në mungesë të higjienës elementare.

Në këto kushte të vështira, shumë tregtarë janë detyruar të braktisin aktivitetin, ndërsa ata që kanë mbetur ankohen për mungesën e mbështetjes institucionale.

Nga ana tjetër, konsumatorët shprehen të pakënaqur për çmimet e larta, të cilat, sipas tyre, nuk përputhen me cilësinë dhe shërbimin që marrin.

“Pagujmë taksat rregullisht çdo vit, por askush nuk kujtohet për ne. Punojmë nën shi e diell, në baltë e pluhur,” shprehet një prej tregtarëve të zonës.

Paradoksi është i dukshëm: ndonëse Bashkia Tepelenë ka përfituar ndër vite miliona euro fonde dhe projekte zhvillimi, tregu i fruta–perimeve mbetet një pikë e harruar në mes të qytetit, simbol i mos-përgjegjësisë institucionale dhe i premtimeve të pambajtura nga pushteti lokal.

Banorët dhe tregtarët kërkojnë që Bashkia të ndërhyjë urgjentisht për të krijuar kushte minimale pune dhe tregtimi, duke rikthyer dinjitetin e këtij tregu që prej vitesh ushqen qytetin, por vetë mbetet i uritur për vëmendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco