SYRI TV
Banorët e Jagodinës shprehen se ndihen të harruar nga shteti, dhe pse paguajnë rregullisht taksat. Sipas tyre, investimet në infrastrukturë lënë shumë për të dëshiruar, ndërsa një tjetër shqetësim që kanë është mbledhja e mbeturinave, të cilat nuk grumbullohen rregullisht.
Dhjetëra banorë të zonës së Jagodinës vuajnë mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore. Ata shprehen se veç premtimeve, askush nuk vjen për të vënë dorë në lagjen e tyre, ndonëse këtë rrugë detyrohen ta përshkojnë çdo ditë për të shkuar në banesa apo në toka.
Ndonëse thonë se janë taksapagues të rregullt, sërish duket se qeveria i ka harruar e kalimi me i veështirë në rrugë është për të moshuarit apo të sëmurët paraplegjikë që banojnë aty. Sipas tyre dhe kur vijnë për të shtruar rrugën, hedhin vetëm zhavor dhe e lënë po në atë gjendje.
Shqetësuese kjo situatë është bërë dhe për drejtuesit e automjeteve, por dhe mjeteve të bujqësisë të cilat amortizohen nga kalimi në këtë rrugë, por askush nuk i ka dëgjuar deri me sot kërkesat e tyre. Problem tjetër në zonë vijojnë të mbeten kontejnerët e mbetjeve të pa mbledhura.
© SYRI.net