Rrëshqitja e dherave dhe gurëve bllokon hyrjen e Kukësit

14:12, 26/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qarku i Kukësit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur, duke vështirësuar lëvizjen në të gjitha akset rrugore

Syri.tv sjell pamjet e shembejeve të dherave në hyrje të Kukësit që kanë bllokuar rrugën .

Hyrja në qytetin e Kukësit, është bllokuar totalisht në krahun perëndimor për shkak të rrëshiqtjes së disa metra kub dhera dhe rënie gurësh.

Ka pasur rëshqitje të dherave dhe rënie të gurëve të cilat kanë qenë burime aksidentesh. Fatmirësisht manovrimi i shoferëve ka bërë të mundur që të mos shkaktohen të lënduar.

Rënie të gurëve të dherave ka pasu dhe në B.Curri-Valbonë,Ura Bujan-Qafe Morine(doganë),Sopot-Kerrnaj, Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj dhe B.Curri-Fierze,B.Curri-Cerrnice,Sopot-Kam,Dushaj-Lekbibaj,reshje shiu me intesitet të larte,ka rënje guresh dhe inertesh,deri tani nuk kemi bllokim të qarkullimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco