Qeveria mbyll 'rubinetat' për rreth 300 biznese në qarkun e Durrësit, banorët vazhdojnë të mbushin bidonat me ujë si në mesjetë

Qeveria mbyll 'rubinetat' për rreth 300 biznese në qarkun e Durrësit, banorët vazhdojnë të mbushin bidonat me ujë si në mesjetë

09:41, 21/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërkohë që qytetarët në Durrës përballen me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka nisur sot një aksion drastik për ndërprerjen e furnizimit me ujë ndaj të gjitha lavazheve që funksionojnë në zonë.

Sipas vendimit të marrë nga qeveria dhe bazuar në një urdhër të brendshëm të shoqërisë, njësia e task forcës së ujësjellësit ka nisur mbylljen e rubineteve të ujit për rreth 300 subjekte që operojnë si lavazhe në qytetet Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë.

Ky vendim justifikohet si një masë për “menaxhimin e krizës së ujit”, por në realitet po shndërrohet në një goditje të fortë ndaj bizneseve të vogla dhe qytetarëve të ndershëm.

SYRI TV: SYRI TV/ Uji 24 orë, banorët e ish-kënetës përgënjeshtrojnë Ramën: Kemi ujë vetëm natë!

Drejtori i Task Forcës, Julian Beshiri, ka konfirmuar nisjen e aksionit dhe ka deklaruar se nga ky moment asnjë lavazh nuk do të ketë më ujë të rrjetit, por vetëm nga puse private.

LEXO EDHE: SYRI TV/ Banorët e lagjes 17 në Durrës ankohen për ujin: Asnjë përgjigje nga ujësjellësi

Ky aksion i ri vjen në një kohë kur kriza e ujit është thelluar, dhe ndërsa qytetarët presin zgjidhje nga qeveria, institucionet publike godasin ata që mbajnë gjallë ekonominë e vogël.

Një krizë e thellë, ndërsa qeveria flet për suksese

Image

Qytetarët e Durrësit përballen çdo ditë me mungesë të ujit të pijshëm, duke pasur akses në ujë vetëm 2-3 orë në ditë, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Kjo është e kundërta e asaj që kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi, duke pretenduar se qyteti ka furnizim 24 orë me ujë, falë investimeve të shumta të qeverisë.

Megjithëse në tre mandatet e qeverisë në pushtet janë investuar mbi 60 milionë euro në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, realiteti në terren është i dhimbshëm: borxhi i shoqërisë rajonale të ujësjellësit në Durrës arrin në 160 milionë euro, ndërkohë që cilësia dhe sasia e furnizimit me ujë për qytetarët vijojnë të jenë në nivele alarmante.

Ndëshkimi i bizneseve, shmangia e përgjegjësisë

Në vend që të adresojë në mënyrë efektive krizën dhe të sigurojë furnizimin e qëndrueshëm me ujë për qytetarët dhe bizneset, qeveria ka zgjedhur të ndëshkojë lavazhet – biznese të vogla që janë një burim i rëndësishëm punësimi dhe të ardhurash për qindra familje në zonë.

Image

 Ndërkohë që lavazhet mbyllen njëra pas tjetrës, qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm, duke mbushur bidonat dhe depozitat e tyre të kufizuara, në pritje të një zgjidhjeje që nuk po vjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco