SYRI TV/ Banorët e lagjes 17 në Durrës ankohen për ujin: Asnjë përgjigje nga ujësjellësi

13:19, 17/06/2023
A+ Aa A-

Prej gati një jave banorët e lagjes nr. 17 në Durrës kanë probleme me ujin e pijshëm.

Banorët shprehen se dëmtimi i tubacioneve ka sjellë derdhjen e ujit në rrugët e lagjes, dhe për këtë arsye ata prej disa ditësh kanë mbetur pa ujë në banesat e tyre.

Pavarësisht se janë ankuar, ujësjellësi i Durrësit i ka gënjyer duke u shprehur se do tua rregullojë problemin, por banorë tregojnë se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Madje shkojnë edhe me tej se i paguajnë faturat e ujit në rregull, edhe pse nuk po marrin shërbimin që duhet.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco