IKMT terrorizon investitorët e huaj/ Pronari i godinës: Bandë që s’njeh vendim gjykatash!

11:13, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nuk janë të pazakonta rastet kur institucionet shqiptare nuk njohin vendimet gjyqësore apo të presin deri në dhënien e vendimit kur është apeluar. I tillë është edhe rasti i investitorëve italo-francez në një godinë në Kombinat, ku kanë ngritur biznesin e tyre fason.

Pronari i godinës, i cili aktualisht ka fituar në shkallën e parë të Gjykatës Administrative të Tiranës, thotë se IKMT është në shkelje të ligjit, duke i akuzuar ata si bandë, pasi sjellin dokumente pa firmë dhe vulë. 

‘Jemi njoftuar pardje, na ka sjellë letër bakalli, akt konstatimi, pa firmë e vulë, a mund të merret si procesverbal? I kemi njoftuar të gjithë, këta zotërinjtë më 2023, kanë  humbur gjyqin dhe bashkia e ka ankimuar e nuk pret vendimin. IKMT është një bandë e nuk pret gjykata. Urdhër i paligjshëm, na e sjell të premten e të shtunën e do prish objektin, aty ka kopsht, e rrobaqepësi, italiani është terrorizuar me punëtorët. S’i intereson dëmi ekonomik, pasi ka penalitet me firmat e huaja. Kjo bandë IKMT që snjeh vendimi gjykatës’, u shprehet i revoltuar pronari i objekti.

Ndërkohë për investitorin italian, ajo çfarë po ndodh me godinën ku ka ngritur biznesin e tij fason, thotë se nuk ndodh në asnjë vend të botës.

‘Dy ditë nuk është e mundur, në asnjë vend. Ku jemi, në  çfarë shteti jemi. Janë 30 vjet, e po shkojmë sërish prapa’, shprehet biznesmeni italian.

Ndërkohë një tjetër investitore franceze, në bashkëpronësi me biznesin fason italian, thotë se nuk kanë marrë asnjë paralajmërim për shembjen, duke shtuar se prona nuk është vlerësuar ende, e si e tillë nuk mund të shembet.

‘S’jemi kundër zhvillimit, kemi takim pasdite me ambasadën franceze. Po më heqin të drejtën time ndërkombëtare, do i çoj deri në Strasburg dhe s’do i lë rehat. IKMT na ka ardhur me polici e dhunë. Ata nuk presin as gjykatën, avokati është në Gjykatë dhe pret hedhjen e shortit. Kërkojmë letër e urdhër dhe s’kanë. Ata duan të shembin diçka që s’është bërë vlerësim. Dje desh na kanë vrarë brenda në rrobaqepësi, desh e vranë gruan e pronarit, kemi një bombol gazi për të furnizuar fabrikën, nëse dëmtohet gjysma e Kombinatit hidhet në erë. Ajo është nëntokë’, shprehet ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco