Mos harroni çadrat, java nis me shi në të gjithë territorin! Ja sa do të jenë temperaturat

Mos harroni çadrat, java nis me shi në të gjithë territorin! Ja sa do të jenë temperaturat

07:05, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët shoqëruar me  reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në qarqet.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor ndërsa në qendër mbesin me intesnitet lokalisht deri mesatar deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes.  Në relievet malore mbi 1000m në veri e verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Ndërkohë era do të fryjë me drejtim juglindje veriprerëndim  me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdite do të arrijë shpejtësi 25m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco