SYRI TV
Zaje Zeneli është një e moshuar nga fshati Zenelas në Elbasan, e cila sot nuk ka një shtëpi ku të fusë kokën, pasi është goditur dy herë nga fatkeqësia, njëherë nga tërmeti dhe herën e fundit shtëpia u dogj nga zjarret e rëna gjatë verës. Ajo shprehet se ka marrë premtive boshe nga institucionet, ndërsa thotë se nuk mund të qëndrojë më tek të afërmit e saj, dhe bën apel për zgjidhjen e problemit të saj sa më shpejt.
Zaje Zeneli është një e moshuar nga fshati Zenelas në Elbasan, e cila ka mbetur në qiell të hapur pasi shtëpia e saj u dogj nga zjarri i madh që preku për 3 ditë këtë njësi gjatë administrative gjatë muajit Gusht.
Zaja tregon se shtëpia e saj u godit 2 herë nga fatkeqësitë natyrore. Heren e parë nga tërmeti i rëne 1 vit më parë dhe herën e dytë nga zjarri.  E deshperuar ajo tregon se   nga demet e termetit duhej te merrte 8 milione e 300 mije leke, por nga bashkia ka marrë vetëm 1 milione lekë e sipas saj lekët e tjera u vodhën dhe u shpërndanë nga  anëtarët e komisionit
Ajo shprehet se kalvari i vuajtjeve të saj vijon që prej asaj kohe, e ka jetuar vetëm me shpresa e premtime nga ana e institucioneve të Bashkisë Gramsh. Apeli i saj është për një  nje shtëpi ku të fusë kokën, pasi nuk nuk mund të jetojë akona në shtëpitë e  familjarëve të saj .
© SYRI.net