Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për sot

Kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për sot

07:17, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit, pa prani të reshjeve apo vranësirave të dukshme.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me një shpejtësi mesatare prej 8 metra në sekondë. Megjithatë, në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë hera-herës më e fortë, duke arritur shpejtësi nga 8 deri në 14 metra në sekondë.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në det do të jetë i ulët deri mesatar, me forcë që varion nga 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete detare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco