SYRI TV/ Dhunohet nga fqinji, e moshuara në Delvinë bën kallëzim në Prokurori

13:33, 22/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këto janë shenjat e dhunës në këmbët e të moshuarës Amalia Çollaku nga fshati Fushë Vërri në bashkinë e Delvinës.

Në datën 12 korrik, e moshuara ka bërë denoncim në Prokurorinë e Sarandës para Oficerit të Policisë Gjyqësore, se fqinji i saj Nustret Basho e ka dhunuar me bastun.

Pas i ka marrë kallëzimin e të moshuarës, oficeri i policisë gjyqësore ka kërkuar të kryhet akt eksperimi mjekoligjor.

Akt-ekspertimi është kryer nga mjeku Arianit Taka, i cili ka konstatuar see moshuara është dhunuar me mjet të fortë.

Duke u mbështetur në të dhënat e mësipërme, arrijmë në përfundim se: Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Dëmtimet e konstatuar tek shtetasja Amalia Çollaku hyjnë në katergorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin paaftësi të përkhoshme për  punë më asën deri në 9 ditë.

Por pas këtij aktekspertimi, Prokuroria e Sarandës nuk ka nisur hetimet për ngjarjen. Ndërkohë, e dhunuara ka folur për Syri Televizion duke treguar se Nustret Basho dhe familjarët e tij e kanë dhunuar me dhjetëra herë, ndërsa pretendon se veç dhunës, ata i kanë rrëmbyer edhe pronën.

E moshuara tregon gjithashtu se ka kryer mbi 20 kallëzime në prokurori dhe polici, por të gjitha çështjet janë pushuar, pasi sipas saj, familja Basho mbrohet nga Ardi Veliu dhe prokurorë me të cilët kanë lidhje fisnore dhunuesit e Amalia Çollakut.

 Dhe përballë lidhje politike, fisnore dhe policore të familjes Basho, e moshuara Amalia Çollaku ka një thirrje të drejtpërdrejtë drejtuar kryeministrit.

Kjo nuk është hera e parë që e moshuar është dhunuar, ajo ka denoncuar edhe më herët rastin e saj, por institucionet kanë heshtur, ndërsa 66-vjeçarja po përballet me këcënim e dhunim që mund t`i rrezikojë jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco