Në Myzeqe, fermerët po heqin dorë jo vetëm nga kultivimi i fruta-perimeve apo drithërave, por edhe nga kultivimi i lulediellit. Këtë vit janë mbjellë vetëm 500 hektarë me lulediell në zonën e Zhamës, nga mijëra të tillë që kultivoheshin në vitet e mëparshme. Shkak i dështimit të kultivimit të lulediellit është mungesa e tregut, mbështetjes nga shteti dhe ujit për vaditje.
Jo vetëm prodhimet e fruta-perimeve dhe drithërat, por fermerët e Myzeqesë po heqin dorë edhe nga kultivimi i lulediellit. Këtë sezon, sipas të dhënave, janë kultivuar vetëm rreth 500 hektarë me lulediell në zonën e Zhamës, nga mijëra hektarë që kultivoheshin më parë.
Shkaqet e dështimit dhe heqjes dorë nga kultivimi i lulediellit lidhen me mungesën e mbështetjes nga shteti, mungesën e ujit për vaditje, por edhe mungesën e tregut për shitje.
Fermerët shprehen se edhe këtë vit ka pasur mungesë tregu, ndërsa sipas tyre, shteti është inekzistent.
Fermerët shprehen jashtë kamerës se tregu nuk është i garantuar dhe se shitjet kryhen kryesisht drejt vendeve të rajonit, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku ka stabilimente përpunimi dhe luledielli përdoret si ushqim në blegtori pas nxjerrjes së vajit. Ndërkohë, në vendin tonë asnjë stabiliment industrial nuk funksionon për mbledhjen apo grumbullimin e lulediellit për vaj.
© SYRI.net