Nesër përkeqësohet moti në Vlorë dhe Himarë, Ndalohet peshkimi dhe lundrimi i anijeve të vogla

Nesër përkeqësohet moti në Vlorë dhe Himarë, Ndalohet peshkimi dhe lundrimi i anijeve të vogla

17:39, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet detare kanë njoftuar për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe Himarës gjatë datave 21-22 gusht 2025.

Sipas parashikimeve, duke nisur nga ora 10:00 e datës 21 gusht, era do të fryjë në drejtimin jug–jugperëndim me forcë deri në 6-7 ballë (15-20 m/s), ndërsa dallgët pritet të arrijnë lartësi nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Masat e marra:

-Ndalohen lejet e nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës, Himarës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 10:30 e datës 21 gusht.

-Të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese dhe të peshkimit udhëzohen të marrin masa sigurie dhe të kenë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe.

-Subjektet dhe institucionet që ushtrojnë veprimtari në fushën detare duhet të sigurojnë mjetet në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve.

-Anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve të tyre.

Autoritetet bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas orës 08:00 të datës 22 gusht 2025, kur do të lejohet edhe rikthimi i lundrimit për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco