Një jetë e mbushur me vuajtje, sakrifica dhe padrejtësi nga shteti. Kështu mund të përshkruhet historia tronditëse e Tefik Seferit, një ish-punonjës i metalurgjikut në Elbasan, i cili prej 33 vitesh jeton me invaliditet të plotë, pa duar, pa këmbë dhe pa asnjë mbështetje reale nga shteti.
I mbetur në rrugë pasi i është shembur shtëpia nga kreu i shtetit, Edi Rama, i lënë pa strehë, pa kompensim dhe me një familje të madhe e të sëmurë, Tefiku tregon për ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, me lot në sy përballjen e përditshme me varfërinë ekstreme.
Me vetëm 176 mijë lekë kemp në muaj, pa ndihmë nga askush, me bashkëshorten e sëmurë dhe tre fëmijë që vuajnë gjithashtu nga probleme shëndetësore, Tefiku thotë se ka vetëm një shpresë: popullin shqiptar.
“Nëse nuk do të jetë kjo ndihmë, unë jam i vdekur,” thotë ai.
Intervista e plotë:
Unë quhem Tefik Seferi. Jam invalid 33 vjet. Ka 33 vjet. Unë kam punuar në minierën gjeologjike, kudo dhe nuk marrë as pension asgjë, vetëm një kemp, marr 176 mijë lekë. As shërbim nuk marrë nga ky shtet, asgjë s’marr, edhe kam pas shtëpinë tek Garda Republike, ma ka derdh (shembur) Edi Rama shtëpinë. S’më ka dhënë asgjë, as shtëpi as katandi, asgjë. Më ka lënë në rrugë. Mezi kam ardhur sot se jam i sëmurë edhe kam ardhur me zor.
Unë jam djegur në Elbasan, jam shkrirë në Elbasan tek dymbëdhjeta. Nuk dinim se çfarë bënim. Ku dinim metalurgji ne edhe jam shkrirë në Elbasan, i kam humbur gjymtyrët komplet i kam humbur. As duar as këmbë nuk kam.
Kam 5 fëmijë, tre i kam të sëmurë, vetëm goca që është mirë, tjetri është martuar dhe ka ikur edhe s’kam mundësi për asgjë.
Pyetje: Bashkëshortja juaj ku ndodhet?
Përgjigje: Ajo është e sëmurë. Merr 800 mijë lekë ilaçe, gruaja. 800 mijë lekë ilaçe dhe shkon tek ajo qendra sociale, socialja ka qenë ajo që i ka qëndruar mbi kokë.
Po jam edhe me shtëpi me qira. Është shumë e vështirë. A të nxjerr për bukë këtu, apo të nxjerr për qiranë?
176 mijë lekë kemp, a të marrë ilaçe, çfarë të bëj? Nuk e di.
Pyetje: Nuk keni të afërm që mund t’ju vijnë në ndihmë?
Përgjigje: S’kam të afërm njeri fare. S’kam të afërm, kush të më ndihmoj?
Pyetje: Po në ditët në mot të keq, a dilni?
Përgjigje: Këtu më ke, edhe në mot të keq, prandaj jam plevitosur, katranosur. Edhe në mot të keq dal, s’kam çfarë të bëj. Çfarë të bëj? Ushqimet janë të shtrenjta, s’merr asgjë me 30 mijë lekë, asgjë s’merr. Ç’a të bëj?
Pyetje: Sa nxirrni në ditë, ose sa mund të fitoni në ditë?
Përgjigje: Mund të nxjerr 20 – 30 mijë lekë në ditë. Ato s’dalin për bukë.
Pyetje: Sepse jeni shumë në familje?
Përgjigje: Po shumë. Ç’a të bësh?
S’kemi marrë kompensim, jo asnjë qindarkë. Më ka thirrur Bujar Leskaj, ish-kontrolli i shtetit, edhe më thotë. A e di pse të kam thirrur Tefik? Të kam shok, të të jap një 70 milionë se kështu më ka thënë Edi Rama. T’i bëj gati tani dhe të jap 70 milionë, për tokën.
Pyetje: Sa e ka vlerën toka?
Përgjigje: Po toka është e shtrenjtë thashë unë, si? I tha pastaj ai shefi i llogarisë, Bujarit. Çfarë bënë o Bujar? 70 milionë lekë nuk blen asgjë ky? Aty është sa ‘qimet e kokës’ toka, tha, jepi më shumë 100 milionë, të marrë një shtëpi dhe të rrijë rehat. Jo! Mori në telefon Edi Ramën, Bujari. Vetëm 70 milionë t’i japësh, asgjë më tepër. Kjo është.
Pyetje: Ju kujt i kërkoni ndihmë, popullit apo qeverisë që të paktën t’ju vijë në ndihmë, apo që të vejë dorën në zemër për ju?
Përgjigje: Popullit, jo qeveritarët, populli shqiptar. Populli pot ë dojë të vë dorën në zemër. Unë jam i paaftë krejt. Jam me mushkri, me gurë në veshka, jam me ashtu që kam punuar në ujë. Nuk kam mundësi më, nuk kam mundësi.
Kjo është jeta ime, s’ke ça të bësh. Kjo është jeta ime. Po nuk qe kjo, unë jam i vdekur...
© SYRI.net