Festivali Moto&Rock, motoristët nga Shqipëria dhe Evropa spektakël në Korçë

Festivali Moto&Rock, motoristët nga Shqipëria dhe Evropa spektakël në Korçë

22:48, 22/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zhurma karakteristike e motorëve të fuqishëm dhe tingujt e muzikës rok kanë pushtuar Korçën gjatë fundjavës.

Në kuadër të festivalit Moto&Rock emra të njohur të muzikës shqiptare, si Aleksandër dhe Renis Gjoka, si dhe grupe të tjera të rokut kanë shoqëruar zhurmën e “mbretërve” të rrugës si Harley Davidson, BMË GS, Ducati Monster, Yamaha Drag Star e shumë të tjerë, që parakaluan nëpër rrugët e qytetit, duke sjellë një spektakël të vërtetë për të gjithë dashamirësit e adrenalinës dhe makinave të rënda me dy rrota.

Motoristë të ardhur nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian kanë vlerësuar organizimin dhe mikpritjen e korçarëve.

“Është hera ime e parë në Shqipëri, kam bërë një tour nga Gjermania, me pas Greqi, e tani në Shqipëri. Është vend shumë i bukur këtu. Me pëlqen shume Tirana, rrugët e pastra dhe Korça shumë mikpritëse. Ushqimi dhe birra janë fantastike”, thotë një motorist/

“Janë evente qe i futin në rrjete sociale dhe i bëjnë punë qytetit. Mblidhen nga gjithë trevat shqiptare, kanë ardhur nga Greqia e të huaj. Motoristet shqiptare por e të huaj, shoh italiane shumë. E ne nga Greqia erdhëm, jemi shqiptare që rrimë në Greqi”, shprehet një tjetër.

Festivali zgjati dy net ne sheshin kryesor të qytetit të Korçës ndërsa ky është viti i 5 radhazi që organizohet, duke u kthyer tashmë në një traditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco