Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Urdhri i Psikologut i marrë peng, Laboviti: Nuk pranoj presione, jam legjitime dhe kam mbështetjen e anëtarëve, Treska të dorëzojë mandatin

09:51, 10/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një përplasje ka shpërthyer në Urdhrin e Psikologut, pasi ish-presidentja e këtij institucioni, Valbona Treska, refuzon të lirojë zyrën për presidenten e re të zgjedhur, Brunilda Laboviti. Kjo e fundit e ftuar në në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV, e ka cilësuar veprimin e Treskës si të paligjshëm dhe të pajustifikueshëm.

“Zonja Valbona Treska, ish presidente, që i ka mbaruar mandati që në prill, qoftë zonjës Treska, qoftë Këshillit Kombëtar, ashtu siç e deklaroi edhe në media, nuk ka asnjë funksion”, u shpreh Laboviti. Ajo theksoi se Treska nuk ka më konsensusin për të qëndruar në detyrë dhe nëse do ta kishte, do të kishte dorëzuar postin, duke e kaluar atë në mënyrë institucionale tek organet e reja të dala nga Asambleja Kombëtare.

Gjatë diskutimit ndaj Bledar Fejzos, perfaqësuesit ligjor te zonjes Treska, Laboviti iu referua edhe zhvillimeve të fundit në institucion, duke përmendur shpalljen “non grata” të Z. Fejzo nga Asambleja Kombëtare e 5 qershorit 2025. “Të ndërhyjnë anëtarët dhe të tregojnë se çfarë kanë bërë në atë asamble, sepse ai është përjashtuar nga salla e Asamblesë Kombëtare”, deklaroi ajo, duke e akuzuar Fejzon si arkitektin e shkatërrimit të urdhrit.

E zgjedhura e re në krye të Urdhrit të Psikologut nënvizoi se përfaqëson një vullnet të qartë të anëtarësisë, që sipas saj, është shprehur masivisht në një asamble historike. “Deri në orën 6 e gjysmë të mbrëmjes kanë pritur në radhë për të votuar, madje kanë ardhur anëtarë që janë në kimioterapi apo në kushte të vështira familjare – dhe të gjithë kanë votuar për të zgjedhur presidentin e ri. Kemi filmimet për këtë”, u shpreh Laboviti.

Ajo akuzoi gjithashtu Këshillin Kombëtar, të cilit i ka përfunduar mandati, se është thirrur në mënyrë të paligjshme përmes emaili dhe po vepron jashtë kompetencave të veta. “As rregullorja ligjore nuk e parashikon këtë mbledhje. Nuk është tagër i Këshillit Kombëtar të vendosë mbi ligjet në fuqi apo mbi kuorumin. Aq më tepër, kush është Këshilli Kombëtar i vjetër?”, përfundoi Laboviti.

Laboviti: Zonja Valbona Treska, ish president, që i ka mbaruar mandati që në prill, qoftë zonjës Treska, qoftë Këshillit Kombëtar, ashtu siç e deklaroi edhe në media, nuk ka asnjë funksion.

Ajo nuk e ka konsensusin, sepse po ta kishte, do ta lironte detyrën dhe do ta kalonte detyrën nga një organ drejtues në një organ tjetër të rizgjedhur nga Anasambleja Kombëtare.

Zoti Fejzo, është shpallur non grata në Asamblenë Kombëtare të datës 5 qershor 2025.
Të ndërhyjnë anëtarët dhe të tregojnë se çfarë kanë bërë në atë asamble, dhe ai e kanë përjashtuar Fled Fejzon nga salla e Asamblesë Kombëtare.

Vërtet mund të ketë pasur një kontribut në fillimin e urdhrit, por ai është arkitekti i shkatërrimit të të gjithë urdhrit, ai është programuesi sesi i gjithë urdhri ka shkuar deri këtu.

Patjetër këtë e bazoj në fakte, në pakënaqësinë e anëtarëve dhe, patjetër, unë jam zgjedhur nga kjo Asamble Kombëtare për të qenë dhe për të përfaqësuar Presidentin e Urdhrit të Psikologut në mandatin e tretë të Urdhrit të Psikologut.

Një asamble si kurrë më parë, deri në orën 6 e gjysmë kanë mbajtur radhën psikologët për të votuar, kanë ardhur anëtarë të cilët kanë qenë me kimioterapi, njerëz të cilët kanë qenë vërtet në pozita të vështira familjare dhe kanë ardhur, kanë votuar për të zgjedhur presidentin e ri.
Kjo gjë është parë, kemi filmimet…

Ne jemi në kushtet kur ky Këshill Kombëtar që i ka mbaruar mandati është thirrur nëpërmjet emailit në mënyrë të paligjshme dhe jo të rregullt, sepse as rregullorja ligjore nuk e parashikon këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar, të vendosin mbi ligjet në fuqi apo kuorumin, dhe të diskutohet kuorumi, nuk është tagër i Këshillit Kombëtar, aq më tepër kush është Këshilli Kombëtar i vjetër?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco