Në fshatin Libofshë të Myzeqesë, 66-vjeçari Agush Mërsala jeton prej pesë vitesh pa ujë, i vetëm dhe i harruar nga institucionet , pavarësisht premtimeve të pafundme. Me një pension minimal dhe ndihmën e një fqinji ai nuk kërkon mëshirë, por vetëm zgjidhje të situatës, që të ketë ujë në shtëpi.
Syri TV
Në Libofshë të Fierit në një shtëpi të thjeshtë në mes të fushës jeton vetëm Agush Mërsala 66 vjeç. I ardhur dekada më parë nga Kosova për një jetë më të mirë, sot ai është i paralizuar, pa përkrahje dhe pa ujë elementin thelbësor të jetës.
Prej pesë vitesh në shtëpinë e tij nuk ka ujë, ndërsa e vetmja ndihmë vjen nga një fqinj i cili herë pas herë mbush disa bidonë me ujë kur kthehet nga toka.
Me vetëm 11 mijë lekë të reja në muaj nga Pensioni dhe KEMP-i, Agushi mbijeton me borxhe të vogla, që i shlyen kur ka mundësi.
I moshuari kërkon ndihmë pasi deri më sot, ka marrë vetëm premtime nga shteti.
© SYRI.net