SYRI TV/ 300 mln euro? Blegtorët e Kolonjës s'i besojnë Ramës: Të na japë njëherë fondet e IPARD që vodhi

14:48, 01/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Blegtorët e bashkisë Kolonjë rrëzojnë propagandën e Kryeministrit Edi RAma, se do të marrë 300 milionë euro subvencione për bujqësinë nga bashkimi evropian. Ata i kërkojnë llogari Kryeminsitrit për abuzimet me fondet IPARD, të cilat përfunduan në xhepat e zyrtarëve socialistë për ndërtim resortesh, agroturizmesh dh vilash private. Blegtorët thonë se janë të braktisur nga qeveria, e cila nuk i mbështet.

"Të na japë ato fondet e IPARD që vodhi një herë"  

Kështu i përgjigjen Blegtorët e Kolonjës premtimit të kryeministrit Edi Rama, se do të sigurojë 300 milionë euro fonde për bujqësinë nga Bashkimi Europian. Teksa rrëzojnë propagandën e Kryeministrit,

Blegtorët shprehen se qeveria i ka braktisur duke i lënë në mëshirë të fatit.

Ata shprehen se subvencionet për blegtorinë janë shumë më të ulëta se vendet e rajonit, ndërsa me politikat e saj, qeveria ka rritur kostot për fermerët dhe blegtorët.

Madje, sipas tyre, po punojnë në errësirë, pasi në vitin 2025 në fshatrat e bashkisë Kolonjë nuk ka energji elektrike.

Blegtorët akuzojnë qeverinë se ka krijuar skema të komplikuara për subvencionet, ku përfitojnë vetëm ata që kanë mundësi dhe lidhje me qeverinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco