Banorët e fshatit Libonik kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me disa probleme jetike që i prekin çdo ditë.
Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për rregullimin e rrugës që të çon në varreza, për plotësimin e stafit mjekësor në Qendrën Shëndetësore të fshatit, si dhe për sigurimin e ujit të pijshëm.
Sa i përket rrugës që të çon në varreza, bëhet fjalë për një segment prej rreth 600 metrash, i cili nuk ka parë asnjë investim prej më shumë se 30 vitesh. Banorët thonë se gjatë ceremonive mortore përballen me vështirësi të mëdha në transportin e të ndjerëve.
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Gëzim Topçiu, kryetari i bashkisë Maliq, ka zgjedhur të mos përballet me banorët e Libonikut, duke i informuar ata indirekt me anë të kryeplakut të fshatit se ka një projekt por se kur do të zbatohet nuk jep shpjegime.
© SYRI.net