SYRI TV/ Berat, banorët e Gjerovenit në protestë: Qeveria e bashkia shtrojnë asfalt elektoral

14:42, 04/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Gjeroven kanë protestuar për rrugën e fshatit, që i lidh me qytetin e Beratit. Ky aks është jetik për fshatrat Gjeroven, Molisht, Plashnik dhe Veleshnjë.

Banorët janë ndalur për disa minuta në afërsi të fshatit Velabisht, ku edhe ka filluar asfaltimi i një pjese rruge,asfaltim që ata e quajnë 'asfalt elektoral'.

Sipas banorëve, e gjithë zona është e izoluar për shkak të mungesës së rrugës, gjë që i penalizon ata të nxjerrin në treg prodhimet e tyre bujqësore e blegtorale.

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Beratit, Eno Bozdo, i thirrur në këtë protestë nga vetë banorët, ka deklaruar se, infrastruktura e këtyre 4 fshatrave është lënë në mëshirë të fatit prej shumë viteve.

Ai deklaroi se në disa vende hidhet ‘çakull e asfalt elektoral’, ndërsa tha se Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, do bëj gjithçka që ju të jetoni me dinjitet dhe integritet në këtë zone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco