Piktori: Ka një arrogancë që po na shkatërron, politika do patjetër të na përfshijë diku

11:39, 25/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Piktori Helidon Haliti, i ftuar në emisionin e mëngjesit në "Kafe Shqeto," tha se arti dhe politika shpesh herë ndërthuren në mënyra të papritura, duke krijuar tensione dhe reflektime të thella për individin dhe shoqërinë.

Ai e shpjegoi këtë lidhje përmes përvojës së tij personale, ku, duke u përfshirë në procese politike, u përball me dilemat e përfaqësimit dhe kompromisit.

Haliti tha për se kandidoi për kryetar, por u përball me njerëz që donin ta përfshinin në politikë ku theksoi qartë që dëshira e tij ishte të mbetej artis jo politik..

Ai e lidh këtë me kulturën politike dhe indiferencën që vërehet nga të dyja palët, duke e cilësuar si një "lojë teatër" ku realiteti shpesh herë është i fshehur pas fasadave.

Piktori:

Fakti që unë ndjek çdo gjë, fakti që unë hy në disa dyer në momente të canktuara që nuk janë të hapura për të gjithë. Ndodhem me ndërgjegje apo për provokacion artistik apo sio me thënë intelektual duhet të ndodhesh në disa dyer dhe në momente të caktuar ti shikon që nuk përfaqëson veten 100%.

Në rast se ke, apo nëse do të përfqaësosh veten 100% ti del nga dera. Kjo ndodh me të gjithë dhe akti i fundit ku unë konkurova për në këshillin drejtues, ishte një lloj prestanove. Kandidova për lryetarë sepse lashë një rrugëtim përgjysëm që ndodhi ajo që ndodhi dhe thashë ta provoja për kryetarë por në vetvete kuptova që nuk përfaqësoja askën dhe kur përfaqson vetëm veten ka një lloj prestanome.

Në një moment të caktuar e sheh që ti je dhe fitues, shkon në finale, aty luhet një teatër shumë i madh e njëjta parti që të ka dhënë 71 vota para 6 vitesh e njëjta të jep 57 kundër thua se nuk je para zgjedhjeve.  Në një moment thua pse mund të apstenojnë, pra nuk kemi kulturë. Edhe indiferenca e opozitës, edhe kjo është.

I njëjti paralelizëm bëhet nga të dyja palët. Ky ishte eksperimenti që unë bëra për të thënë ku cënohem unë jo për të pozicionuar mua. Ore nuk dua të pozicioniohem, dua të jem artist. Jo jo nëse nuk je i joni nuk  ekziston. Ka një lloj arrogance e cila po na shkatërron apo po na vetëshkatërron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco