SYRI TV/ Fshati Visok, Mallakaster pa ujësjellës, banorët mbushin ujë në burimet e fshatit

15:08, 20/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej më shumë se 30 vitesh banorët e fshatit Visokë në Mallakastër vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Çezmat e tyre nuk furnizohen me ujë për shkak të mungesës së rrjetit ujësjellës. Në këto kushte, banorët detyrohen të mbushin ujë në burimet e fshatit duke i transportuar me kafshë ose automjete.

SYRI TV

Banorët e Visokës në Mallakastër prej më shumë se 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak për këtë është mungesa e investimeve nga bashkia për ndërtimin e rrjetit ujësjellës. Ujin ata e sigurojnë me kafshë ose automjete nëpër burimet që ka fshati ose në banorë të cilët kanë hapur puse, duke u vështirësuar kështu edhe jetën.

Burime nga bashkia Mallakastër pohuan se prej afro një viti ka nisur ndërtimi i linjës dhe depozitës të ujësjellësit që do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të këtij fshati brenda vjeshtës së këtij viti, 2025. Problem tjetër që u vështirëson jetën banorëve të 5 lagjeve të këtij fshati është edhe ndotja e ajrit pasi Visoka njihet si vendburim nafte të shtresave gëlqerore ku puset dhe depozitat janë fare pranë banesave ku ata jetojnë. Ata thonë se janë ankuar, por askush nuk u ka dhënë zgjidhje problemeve ndër vite.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco