Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

SYRI TV/ Kryeqyteti nën pushtetin e mbetjeve, banorët: Po sëmuremi ne dhe fëmijët...

14:37, 19/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zona e njohur si ish-grumbullimi, pranë shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në kryeqytet është pushtuar nga mbeturinat. Banorët thonë se prej afro 1 muaji plehrat nuk janë pastruar dhe po përhapen në rrugë. Të shqetësuar nga rreziku i infeksioneve, ata i bëjnë thirrje bashkisë së Tiranës të marrë masa për pastrimin e mbetjeve.

Syri TV

Një situatë problematike me plehrat paraqitet në rrugën “Dom Nikoll Marku”, shumë pranë shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në kryeqytet. Banorët thonë se prej disa muajsh Bashkia e Tiranës nuk pastron mbetjet dhe zona është pushtuar nga plehrat. Shqetësimi i tyre kryesor është përhapja e infeksioneve. 

Plehrat janë kthyer në problem për rreth 80 familje në zonën e ish-grumbullimit në Allias. Banorët thonë se prej afro 1 muaji mbetjet nuk janë pastruar nga bashkia e Tiranës, duke bërë që të përhapen në rrugë, ngjitur me shtëpitë e banueshme. Ata shprehen të shqetësuar për përhapjen e infeksioneve dhe erën kundërmuese të mbetjeve.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës të marrë masa për pastrimin e plehrave në këtë zonë, pasi në kushte të tilla jetesa u është bërë e papërballueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco