Qindra e mijëra besimtarë të krishterë por jo vetëm, si brenda ashtu edhe jashtë vendit kanë nisur pelegrinazhin për në Kishën e Laçit. Ky pelegrinazh kulmon më 13 qershor, teksa qytetarët që disa prej tyre rikthehen për të disatën herë shprehen se ky vend për ta është vendi i mrekullive
Syri TV
Pavarësisht besimit që kanë, qindra qytetarë kanë nisur këtë të martë më 18 mars pelegrinazhit 13 javor ne Kishën e Laçit, deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm. Besimtarë të krishterë por jo vetëm të ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë shprehen që në këtë vend kanë parë mrekulli dhe i drejtojnë lutje Zotit për shëndet e lumturi
Por për shkak të dyndjes së madhe të besimtarëve por edhe të automjeteve që i drejtohen Kishës së Shna Ndout janë angazhuar dhjetëra forca policie për shmangie e kaosit që mund të krijohet.
© SYRI.net