Ditën e nesërme pritet të mblidhet Sinodi i Shenjtë për zgjedhjen e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastas Janullatos.
Pritet që fillimisht të mbahet mesha, liturgjia hyjnore ku të gjithë besimtarët luten që Perëndia të ndriçojë anëtarët e Sinodit të Shenjtë që të zgjedhin Kryepiskopin e ri.
Anëtarët e Sinodit do të betohen nesër në Tryezën e Shenjtë për përgjegjësinë që kanë për të votuar Kryepiskopin e ri.
Pas meshës do të fillojë procesi i zgjedhjes dhe pas votimit do të shpallet dhe emri i Kryepiskopit të ri, i cili më pas do të hyjë në Katedralen Ngjallja e Krishtit dhe fillojnë bien kambanat, jo vetëm në Katedralen Ngjallja e Krishtit por në mbarë kishat e Shqipërisë.
Besimtarët do të jenë duke e pritur në Katedrale ku Kryepiskopi i ri i zgjedhur do të japë dhe mesazhin e tij.
© SYRI.net