SYRI TV/ Dinamiti rrezikon ekosistemin në Vlorë, Dumani: Po shkakton dëme të pariparueshme

14:29, 11/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Gjuetia e peshkut me anë të lëndëve plasëse në Gjirin e Vlorës ka shkaktuar shqetësime të mëdha për ekosistemin detar.

Përdorimi i lëndës plasëse, si në rastin e shpërthimit në Gjirin e Shën Janit, ka dëmtuar rëndë faunën dhe florën nënujore. Kjo metodë jo e qëndrueshme ka sjellë ngordhjen e shumë breshkave dhe specieve të tjera detare.

Ambientalisti Niko Dumani thekson se përdorimi i lëndëve plasëse për gjuetinë e peshkut jo vetëm që është i jashtëligjshëm, por shkakton edhe dëme të pariparueshme. Përveç ndotjes dhe humbjes së habitateve, tani edhe shpërthimet e dinamitit po ndikojnë negativisht në popullatën e saj

Sipas ambientalistit Gjiri i Vlorës është një nga zonat ku breshkat Caretta caretta folezojnë dhe riprodhohen.

Nëse kjo situatë vazhdon pa masa të rrepta mbrojtëse, breshka Caretta caretta, e cila tashmë është një specie e rrezikuar, mund të zhduket nga ujërat e Gjirit të Vlorës. Ndërkohë që nga institucionet përkatës nuk është marrë asnjë masë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco