Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

Urgjencat kirurgjikale/ Stafa: Shëndetësia në kaos, qytetarët nuk dinë kujt spital t’i drejtohen

10:07, 06/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shpërndarjen e ditëve për urgjencat kirurgjikale në tre qendrat spitalore, ka krijuar kaos me pacientët në Tiranë. Në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, gazetari Osman Stafa tha se kjo situatë ka shfaqur probleme tek qytetarët, të cilët janë edhe të painformuar se cilit spital duhet t’i drejtohen për të marrë një shërbim në rast urgjence.

Sipas tij, ky rregull i vënë disa vite më parë duhet ndryshuar dhe se nevojiten më shumë fushata ndërgjegjësuese nga ministria e Shëndetësisë.

Osman Stafa: Situata është mjaft serioze, sepse ka ndryshuar. Nëse në fillim, ditën e hënë, urgjencat kirurgjikale i kishte QSUT, ditën e martë dhe të mërkurë i kishte Trauma, të enjten i kishte ‘Shefqet Ndroqi’, të premte e të shtunë i kishte sërish QSUT, tani ka ndryshuar.

Ka ndryshuar para dy muajsh. Nëse një qytetar ka një dhimbje akute, ka nevojë të hyjë në operacion të menjëhershëm, nëse shkon ditën e martë tek QSUT, do ta drejtojnë tek Trauma. Nëse shkon ditën e enjte, do ta çojnë tek ‘Shefqet Ndroqi’. Nëse shkon tek ‘Shefqet Ndroqi’ të dielën, do ta çojnë tek QSUT. E kuptoni çfarë çmendurie është bërë kjo.

Ka qenë ish-ministrja Ogerta Manastirliu dhe ministrja aktuale Albana Koçiu, nuk e di pse se ndryshon këtë urdhër. Ose të paktën bëj fushata ndërgjegjësuese për qytetarët. Mjafton të shkojë një ditë të zotit çdo gazetar tek QSUT dhe do të shikojë atje se sa pacientë shkojnë atje dhe u thonë që ‘nuk është dita jonë, shko tek Shefqet Ndroqi’.

Sepse i kam investiguar mjaft mirë çështjen e urgjencave tek të tre spitalet, kam bërë edhe një shkrim me të dhënat kryesore. Situata është, nuk e di.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco