Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

SYRI TV/ Durrës, dëmtohet ura e Rrushkullit, automjetet ngecin në strukturën e hekurt

13:50, 24/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ura e fshatit Rrushkull në Durrës, që i shërben 18 mijë banorëve, po kthehet në rrezik për ta. Shtrati prej dërrasa i urës është dëmtuar tërësisht, ndërsa në strukturën e hekur të saj bien automjetet. Banorët thonë se prej dy muajsh ura është bërë e pakalueshme, ndërsa bashkia e Durrësit nuk merr masa për rehabilitimin e saj.

Syri tv

Ky furgon mallrash, ishte i radhës ndër mjetet që kanë ngecur gjatë ditëve të fundit në urën që lidh fshatin Jubë me Rrushkullin në Durrës.

Furgoni ngeci në dërrasat e thyera të kësaj ure, gjatë kohës që Syri televizion ishte duke regjistruar intervista me banorët për dëmtimin e urës që u shërben 18 mijë banorëve.

Ura është rreth 30 metra e gjatë, ndërsa gjithë shtrati i saj është me dërrasa. Ajo përdoret çdo ditë nga dhjetëra banorë e automjete, por së fundi ura në vend që të zgjidh punë, po kthehet në rrezik për jetën e banorëve për shkak të amortizimit të saj.

Shpesh banorët ndërhyjnë individualisht për të riparuar dërrasat e dëmtuara të urës, ndërsa kërkesa e tyre drejtuar bashkisë, është: Duam urën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco