Numri i fëmijëve të vegjël me probleme me shikimin po rritet gjithnjë e më shumë. Mjekët tregojnë se pajisjet elektronike janë shkaku kryesor që sjell pasoja në shikim, ndërsa tregojnë edhe shenjat e para kur fëmija shfaq shqetësime të tilla.
Syri tv
Nga viti në vit, po rritet numri i fëmijëve që shfaqin probleme me shikimin. Mjekja okuliste, Ardeida Xhamuça, pranë Poliklinikës së Elbasanit, tregon se ka një rritje të numrit të fëmijëve që kanë probleme okulistike.
Pajisjet elektronike, telefonat, tabletat apo videolojërat, janë ndër arsyet artificiale që po shkaktojnë gjithnjë e më shumë probleme te fëmijët në lidhje me shikimin.
Mjekja ka dhe disa këshilla për prindërit.
Statistikat zyrtare për numrin e fëmijëve me probleme me shikimin mungojnë, por mjafton një vëzhgim i thjeshtë në klasat e shkollave fillore, ku konstatohet lehtësisht se një numër i lartë fëmijësh, mbajnë syze.
© SYRI.net