Shoferët e taksive me karburant në qytetin e Elbasanit, kanë protestuar para bashkisë për konkurrencën e pandershme nga taksitë elektrike. Ata shprehen se bashkia ka favorizuar me vendqëndrime dhe falje taksash një kompani të taksive elektrike. Ndërsa bashkia Elbasan pretendon se kokurrencën e lufton me policinë bashkiake, ndërsa nuk u jep zgjidhje kërkesave të taksive individuale.
Syri tv
Dhjetëra shoferë taksish në Elbasan, kanë zhvilluar një marshim protestë nga Stadiumi në drejtim të bashkisë, për konkurrencën e pandershme.
Sipas përfaqësuesve, bashkia po favorizon një kompani taksish elektrike, jo vetëm për taksat por edhe për territorin.
Sipas taksistëve, kryetari i bashkisë nuk pranon ti pres në takim, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e protestës.
Drejtoresha e Planifikimit të Territorit në bashki, Alba Canaj, pretendon se konkurrencën e pandershme e zgjidh me policinë bashkiake, ndërsa shton se janë më shumë vende qëndrimi se sa numri real i taksive në qytet.
Megjithatë, bashkia ka anashkaluar shpjegimin për kërkesat e drejtpërdrejta të taksistëve, për konkurrencën dhe favorizimit nëpërmjet taksave të kompanisë së taksive elektrike në këtë qytet.
© SYRI.net