Në aeroportin "Malpensa", në Milano të Italisë, pasagjerët shqiptarë janë përballur me një situatë të pakëndshme, lidhur me fluturimet e linjës ajrore, "Air Albania".
Fluturimi i planifikuar për në orën 15:20 u shty për në orën 19:30, pa asnjë informacion të qartë, dhe për të mos mjaftuar kjo, fluturimi u shty sërish për në orën 21:30, më pas ka patur tjetër shtyrje, raportojnë udhëtarët duke i detyruar të presin kështu rreth 10 orë pa asnjë shpjegim.

Kjo përvojë ka ngritur shqetësime serioze, mbi menaxhimin e fluturimeve dhe cilësinë e shërbimit të ofruar nga Air Albania.
Mesazhi i qytetarit:
"Shihni se si i torturojnë shqiptarët nëpër aeroportet Malpensa-Tiran. Fluturimi që ishte planifikuar për në orën 15:20 është shtyrë në orën 19:30, dhe ende nuk dihet nëse është përfundimtare. Air Albania, pa njoftuar paraprakisht, vjen këtu në orën 1 dhe pret për 5 orë.
E shtyn përsëri për në orën 21:30. Ju lutem postojeni që të shikohet se si tallen me shqiptarët Air Albania."
© SYRI.net