SYRI TV/ Bulizmi online, më i përhapur në 2023. 244 raportime gjatë 2023 në ‘iSIGURT.al’

SYRI TV/ Bulizmi online, më i përhapur në 2023. 244 raportime gjatë 2023 në ‘iSIGURT.al’

20:56, 07/02/2024
A+ Aa A-

 

Viti 2023 ka regjistruar 244 raportime të incidenteve online, me një rritje prej 160% krahasuar me një vit më parë.

Raporti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Fëmijëve, i platformës iSigurt.al, tregon se bulizmi online në vitin 2023, krahasuar me vitet paraardhëse, është problematika më e raportuar nga fëmijët në Shqipëri.

Ekspertët vlerësojnë se krijimi i një arkitekture të re institucionale dhe ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën kibernetike është bërë e domosdoshëm.

SYRI TV

Mijëra fëmijë dhe adoleshentë bëhen viktima të dhunës, bulizmit, abuzimit dhe krimeve në hapësirën kibernetike në Shqipëri. Të dhënat e Raportit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike të Fëmijëve tregojnë se gjatë vitit 2023 ka pasur rritje me 160% të incidenteve të raportuara, krahasuar me një vit më parë. Bulizmi online është problemi më i raportuar nga fëmijët dhe adoleshentët, ndërsa platformat që regjistrojnë më shumë incidente online mbeten Tik-Toku dhe Instagrami.

Por teksa mjedisi online përbën rrezik serioz për mirëqenien e fëmijëve, ekspertët vlerësojnë se sistemi i mbrojtjes dhe organet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, janë të papërgatitura për t’u përballur me gamën e pafund të incidenteve online.

Ekspertët rekomandojnë ndërtimin e një arkitekture tërësisht të re ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën kibernetike.

Vetëm një pjesë e vogël e incidenteve online raportohet tek autoritetet, pasi shumica e viktimave ndihen të frikësuar, të turpëruar apo nuk kanë besim për të raportuar, ndaj apeli kryesor shkon për ndërgjegjësim.

TË DHËNA:

1. Pranë platformës iSIGURT.al janë bërë 244 raportime të incidenteve të ndeshura online nga fëmijët dhe sipas rastit, prindër, mësues, kujdestarë etj., gjatë vitit 2023. Krahasuar me vitin e kaluar vihet re një rritje me 160 përqind të incidenteve të raportuara. Nëse i analizojmë rastet sipas ndarjes mujore, shohim se çdo muaj raportohen të paktën 20 incidente online nga fëmijët, ose një person afër tyre.

2. Rreth 62 përqind e të gjitha incidenteve të raportuara në iSIGURT.al janë bërë nga vajzat, dhe rreth 34 përqind nga djemtë. Në katër përqind të rasteve raportuesi ka preferuar të mos e identifikojë gjininë e tij/saj. Kjo e dhënë, krahasuar me vitet e kaluara, përbën gjithashtu një risi, pasi për herë të parë vajzat po raportojnë thuajse 2 here më shumë se djemtë incidente gjatë navigimit të tyre online.

3. Grup-mosha e raportuesve vijon të udhëhiqet nga adoleshentët e moshës 15-18 vjeç, të ndjekur nga ata të grup-moshave 18-30 vjeç dhe 11-14 vjeç. Ajo që të bën përshtypje është se për herë të parë këtë periudhë kohore, ka raportime të dhe për fëmijë nën moshën 11 vjeç, në rreth 4 raste, ndërkohë që në vitet e mëparshme raportimi për këto grup-mosha ka qenë gjithnjë zero.

4. Tik-tok dhe Instagram janë dy platformat të cilat fëmijët i kanë raportuar më shpesh për incidente online, me 47 dhe 27 përqind të rasteve, krahasuar me platformat e tjera. Ky është edhe një tregues i materialeve dhe përmbajtjes që preferojnë fëmijët dhe adoleshentët në internet.

5. Për herë të parë, që prej krijimit të Platformës Kombëtare iSIGURT.al, bulizmi online është incidenti më i raportuar nga fëmijët dhe adoleshentët, në rreth 35 përqind të rasteve, të ndjekur në 21 përqind të rasteve nga gjuha e urrejtjes dhe 15 përqind shantazhe dhe kërcënime online. Dhuna, ngacmimet dhe shfrytëzimi seksual online ka kaluar në vend të katërt të incidenteve të raportuara, ndërkohë që deri në vitin e kaluar përbënte incidentin kryesor të raportuar nga fëmijët dhe adoleshentët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco