'E kam pasur shok' rrëfehet vajza e Mirush Kabashit: E donte shumë jetën!

'E kam pasur shok' rrëfehet vajza e Mirush Kabashit: E donte shumë jetën!

14:05, 06/12/2023
A+ Aa A-

Vajza e aktorit të njohur Mirush Kabashi në një intervistë për media ka rrëfyer se sa shumë e deshti artin babai is saj duke shtuar se e donte me gjithë zemër publikun dhe se i vlerësonte shumë njerëzit.

“E donte shumë jetën. Deri në fund e deshti shumë. Publikun e donte me gjithë zemër. I vlerësonte shumë njerëzit dhe iu dha 100% artit. Madje kishim dhe debate për këtë. Sidomos pas sëmundjes për 5 vite që e luftoi shumë fort, vijonte të dilte në skenë. Mirushi nuk ka dashur kurrë të bëhet bajat. Përzgjidhte skenat ku do të intepretonte me parimet e vlerat e tij. Një njeri që do të na mungojë të gjithëve, na ka lënë pasuri të madhe.''

E pyetur se si ishte Mirush Kabashi si baba, Mendi Kabashi u përgjigj:

Mirushi nuk ishte i kafeneve as i lokaleve. Ishte me Lolën (bashkëshorten) përkrah duke bërë ecje. Qeshte me sy e fliste me zemër. Mësonte dhe na mësonte. Ishte i hapur për biseda. Unë e kam pasur shumë shok e baba. Do më mungojnë pafundësisht bisedat e tij. Të dëgjonte. Njerëzit sot kanë harruar të dëgjojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco