Ndryshimet klimatike po përjetohen me ankth, më të prekura janë këto vende

Ndryshimet klimatike po përjetohen me ankth, më të prekura janë këto vende

20:27, 24/11/2023
A+ Aa A-

Përmbytjet, zjarret, thatësirat tregojnë qartë ndryshimet klimatike. Ndërkohë është raportuar globalisht, ankthi i klimës veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë. Ndjenja e shqetësimit për ndikimet e ndryshimeve klimatike ka prekur gratë më shumë sesa burrat.

Google Trends ka publikuar të dhënat që tregojnë se ankthi i klimës është rritur në mënyrë dramatike.

Pyetjet e kërkimit në anglisht rreth “ankthit të klimës” në 10 muajt e parë të 2023 janë 27 herë më të larta se e njëjta periudhë në 2017. Ankthi i klimës është ankthi i lidhur posaçërisht me ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike, teksa eko-ankthi është një ankth më i përgjithshëm i lidhur me ndërgjegjësimin për kërcënimet ndaj shëndetit mjedisor, duke përfshirë ndotjen dhe humbjen e biodiversitetit.

Image

Sa i përket vendeve nordike, banorët atje kanë më shumë ankth për ndryshimet klimatike.

Ata kishin pjesën më të madhe të pyetjeve globale të kërkimit në lidhje me ankthin klimatik gjatë pesë viteve të fundit. Finlanda, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia përbënin më shumë se 40% të pyetjeve të kërkimit në lidhje me ankthin e klimës.

Peruja ka humbur 56% të akullnajave të saj tropikale në gjashtë dekadat e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një inventari të ri qeveritar të publikuar të mërkurën. Peruja mban 68% të akullnajave tropikale të botës dhe temperaturat e ngrohta kanë çuar në shkrirjen dhe krijimin e lagunave të reja malore që rrezikojnë të vërshohen dhe përmbyten.

Malore dhe Ekosistemeve. Raporti përdor imazhe satelitore deri në vitin 2020 dhe tregon se 2,084 akullnajat mbulojnë 1,050 kilometra katrorë (405 milje katrorë) në Peru, krahasuar me 2,399 kilometra katrorë akull dhe borë në 1962.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco