Djalin me sindromën Down e ngelin në klasë, babai i Olsit: Nuk ma trajtuan fëmijën si duhej

10:17, 23/11/2023
A+ Aa A-

Ndonëse çdo ditë institucionet shpenzojnë miliona lekë për fushata sensbilizuese për socializimin dhe përkrahjen e fëmijëve me sindromën doën dhe spektrin autik, e kundërta ndodh në brendësi të tyre.

Milazim Hoxha i ftuar ditën e sotme në  ‘Kafe Shqeto’/ Syri Televizion tregoi se si djali i tij u ngel në klasë dhe më pas u përjashtua nga shkolla 'Aleks Buda' duke i mohuar të drejtën e ripërsëritjes së vitit.

Pas insistimit të prindërve, 20-vjeçari Olsi Hoxha u regjistrua në një tjetër shkollë, por prindërit kërkojnë drejtësi që këto raste të mospërsëriten edhe me fëmijët e tjerë.

Deklarata e tij:

Babai i Olsit: 'Ky është një diskriminin për këtë shtresa, pasi këta po kërkojnë që të gjejnë gjilpërën në kashtë vetëm për të gjetur diçka për ta përjashtuar djalin nga shkolla.

Olsi sot është në Prizren, me një shoqatë që i ka çuar për shëtitje. Ai vazhdon shkollën te gjimnazi  "Kostandin Kristoforidhi" por edhe atje është më shkëputje, zgjidhje kjo të cilën ma ka dhënë ministria por unë kurrsesi nuk e kam kërkuar.

Djali është 3 ditë në javë në shkollë, në një gjimnaz që më përpara i kanë pas thënë gjimanz nate.

Dëshira ime u mbyll me ndodhinë që ndodhi tek gjimnazi tjetër ku la shokët dhe shoqet e klasës, pasi ministria ka thënë që të vazhdojë të ky gjimnazi i tanishëm por edhe këtu është i pafavorshëm sepse unë jetoj në Laprakë dhe çdo ditë nusja do e dërgojë në këmbë, sepse djali ka fobi autobusat dhe nuk ka qejf të shkojë me to.

Gjithmonë kam këmbëngulur, madje i thoja dhe drejtoreshës së shkollës që mos ma dërgo djalin atje, dhe ajo më thoshte ‘ke gjimnaze të tjera’.

Ky gjimnaz nuk është për këto shtresa, edhe pse nuk kam asgjë personale me këtë shkollë, për mua është shumë i respektuar dhe gjej rastin dhe e falenderoj drejtoreshën e shkollës sepse është njeri në radhë të parë, sepse ne prindërve që na ka rënë ky hall kemi nevojë për buzëqeshje.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco