Temperatura deri në 42 gradë celcius, ky është moti për këtë të diel

Temperatura deri në 42 gradë celcius, ky është moti për këtë të diel

08:07, 23/07/2023
A+ Aa A-

Kjo e diel ka një tërheqje të lehtë të valës së nxehtë Afrikan, por sërish moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites.

Vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarkun e Elbasanit

Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 42°C.

Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco