FOTO/ Më në fund arrin vera, ja moti për javën që vjen

FOTO/ Më në fund arrin vera, ja moti për javën që vjen

14:10, 18/06/2023
A+ Aa A-

Pas disa javësh me shi dhe mot të paqëndrueshëm, duket se më në fund do të vijë dhe vera.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java që vjen do të jetë me diell dhe temperatura të larta.

Parashikimi i motit:

Më në fund pas disa javësh me mot të paqëndrueshëm, për javën që presim përpara vendi ynë do të kthehet në ‘normalitet’! Kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi Europën qendrore dhe më pas edhe mbi territorin e vendit tonë.

Në këtë mënyrë, për të gjithë javën që presim përpara moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell. Megjithatë, në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të ketë zhvillim vranësirash por kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash të izoluara.

Për këtë javë vlen për tu theksuar rritja e ndjeshme e temperaturave si në vlerat minimale por kryesisht ato të mesditës me vlera deri në 36-37 gradë celcius.

Gjithashtu, duhet të përmendim se duke nisur nga dita e Mërkurë por kryesisht ditët e Enjte dhe e Premte, ndjesia reale e temperaturave të mesditës do të jetë disa gradë më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik për shkak të lagështirës relativisht të lartë në ajër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco