VIDEO-SYRI TV/ Radhë të gjata në Urgjencën Pediatrike, fëmijët e sëmurë presin me orë për t'u vizituar

14:10, 13/11/2022
A+ Aa A-

Kjo stinë është shoqëruar me rritjen e rasteve të fëmijëve të prekur me viroza. Këtë të diel ka pasur dyndje pranë Urgjencës Pediatrike, ku pacientët kanë pritur për disa orë për të marrë shërbimin mjekësor.

Nga SYRI TV

Marrja e një shërbimi pranë Urgjencës Pediatrike ka qenë pothuajse e pamundur gjatë kësaj të diele. Shumë prindër me fëmijë të sëmurë kanë qëndruar për orë të tëra në radhë.

Edhe pse kanë marrë numrin përkatës për shërbim mjekësor, pritjet kanë qenë të gjata deri në disa orë.

Vetë pridërit e fëmijëve të prekur nga këto viroza kanë thënë jashtë kamerave se mjekët janë të reduktuar, ndërkohë që në këtë sezon duhet të ketë më shumë shërbim urgjence e po ashtu është e rrezikshme që në korridore të qëndrojë një numër kaq i lartë njerëzish.

Kjo, sipas tyre lidhet me mungesën e bluzave të bardha për shkak të eksodit masiv. Virozat e stinës në këtë periudhë janë shtuar, të cilat kryesisht janë shoqëruar me temperaturë të lartë, bark e të vjella. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco