Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Agravon konflikti familjar në Fier, dy vëllezër divorcohen, policia hyn të marrë fëmijët me forcë

13:50, 27/10/2022
A+ Aa A-

Vendimi i gjykatës, që u jep kujdestarinë e fëmijëve, nënave, pas divorcit nga bashkëshortët, ka nxitur një konflikt brenda familjes Hila në Levan të Fierit.

Nga SYRI TV

Dy vëllezërit, Lefter dhe Ilir Hila janë divorcuar nga bashkëshortet e tyre. Pas divorcit, gjykata ka vendosur që kujdestaria e fëmijëve t`u kalojë nënave. Por vetë fëmijët, nuk pranojnë të shkojnë me nënat por duan të rrinë me baballarët.

Kjo ka bërë që në konflikt të ndërhyjë Policia e Fierit, e cila prej dy ditësh ka rrethuar banesën e vëllezërve Hila për të marrë fëmijët. Por këta të fundit kanë refuzuar të shkojnë me nënat, ndërsa njëri nga vëllezërit, Ilir Hila, është vënë në pranga nga Policia për kundërshtim të urdhrit të gjykatës.

Halla e 6 fëmijëve ka treguar detaje nga situata e krijuar me dy vëllezërit, ish-bashkëshortet e tyre dhe fëmijët, duke e cilësuar veprimin e policisë si terrorizues për fëmijët.

Nga ana tjetër, një i afërm i vëllezërve Hila, tregoi se policia nuk ka pasur mandat për kontroll banese, ndërkohë prej dy muajsh fëmijët janë pa shkollë pasi kanë frikë se mos nënat i marrin forcërisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco