Shtërngata shiu dhe breshër, moti për ditën e nesërme, e premte 2 shtator

Shtërngata shiu dhe breshër, moti për ditën e nesërme, e premte 2 shtator

13:30, 01/09/2022
A+ Aa A-

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti për ditën e nesërme parashikohet me vranësira.

Reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të mëngjesit në vendet bregdetare dhe më pas do të shtrihen në pjesën tjetër të vendit.

Këto reshje priten të jenë në formën e shtërngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Temperaturat parashikohen si më poshtë:

në zona malore 15 deri 26°C

në zona e ulëta 16 deri 30°C

në zona bregdetare 18 deri 30°C

 Statusi i plotë i SHMU-së

Përshëndetje nga SHMU!

Një qendër e presionit të ulët e pozicionuar në detin Adriatik do të ndikoj kushtet meteorologjike për ditën e premte. Moti parshikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, dhe gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet mesatar. Lokalisht reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në mbremje reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente vetëm në pjesën juglindore të vendit.

Era me drejtim nga jugperëndimi-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 15 deri 26°C

në zona e ulëta 16 deri 30°C

në zona bregdetare 18 deri 30°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco