Rregullat/ Nga sot në Kosovë futeni vetëm me certifikatë vaksinimi

Rregullat/ Nga sot në Kosovë futeni vetëm me certifikatë vaksinimi

08:38, 03/01/2022
A+ Aa A-

Pas Malit të Zi, edhe Kosova ka forcuar masat e kalimit në kufi për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Nisur nga kjo e hënë hyrja në territorin e Kosovës bëhet vetëm duke paraqitur në pikat e kalimit kufitar certifikatën e vaksinimit të plotë me dy doza vaksine.

Deri më tani kalimi për në Kosovë lejohej edhe me një certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar edhe me testin PCR ose dëshminë që personi kishte kaluar Covidin.

Qeveria e Kosovës më datë 1 dhjetor të vitit të kaluar miratoi masat anti-Covid, të cilat janë në fuqi, mirëpo, një pikë e këtij vendimi ishte lënë të hynte në fuqi më datën 3 Janar të vitit 2022.

Sipas këtij vendimi, nisur pikërisht nga kjo e hënë për të hyrë në Kosovë, secili person duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër Covid-19.  Ndërkaq personat të cilët nuk i kanë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikat kufitare ku janë vendosur ekipe të posaçme vaksinatorësh.

Aktualisht në Kosovë është në fuqi ora policore e cila ndalon lëvizjen e qytetarëve nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit. Ndërkaq lokalet e restorantet lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërsa muzika është e lejueshme deri në orën 21:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco