Lajmi i fundit

Berisha publikon kontratën e Ramës me McGonigalin rumun, ish-kryespiunin trafikant droge

'Noval Diagnostic' hap qendrën e re të testimeve ‘COVID’ pranë stacionit të METRO në Korçë

'Noval Diagnostic' hap qendrën e re të testimeve ‘COVID’ pranë stacionit të METRO në Korçë

13:42, 19/11/2021
A+ Aa A-

Të udhëtosh me autobusat luksozë të kompanisë ndërkombëtare METRO, por edhe të kesh mundësinë e kryerjes së testeve për Covid-19 në pikën ku blen biletën e udhëtimit, ndodh vetëm në Korçë.

Laboratori NOVAL DIAGNOSTIC, pas hapjes së laboratorëve në pikat kufitare në gjithë vendin për kryejrjen e testeve për Coronavirus, së fundmi ka arritur një marrëveshje dhe me Kompaninë Ndërkombëtare të Transporit të Udhëtarëve, METRO.

Konkretisht në qytetin e Korçës, në stacionin e METRO, Noval Diagnostic ka çelur dhe pikën më të re të testeve Covid-19, PCR, Rapid Test dhe Testin Serologjik. Çdo qytetar që do të udhëtojë me autobusët luksozë të kësaj kompanie për në Greqi, Turqi, apo linjat Athinë, Sekanik, Katerini, Volos, Stamboll dhe së shpejti drejt qytetit Bremen në Gjermani, në stacionin e METRO në Korçë do të gjejë dhe laboratorin Noval Diagnostic, ku në momentin që rezervon biletën e udhëtimit, kryen dhe testin e më pas niset drejt destinacionit, pa pasur vonesa apo ndalesa në pikat kufitare.

Krahas udhëtimit komod, të shpejtë dhe të sigurt e një staf të kualifikuar, si dhe me automjete me standarde të larta komoditeti e sigurie, METRO tashmë në stacionin e saj në Korçë, u krijon mundësinë udhëtarëve, që nëpërmjet laboratorit “Noval Diagnostic” të bëjnë dhe testet për Covid-19.

Disa muaj më parë, laboratori 'Noval Diagnostic' hapi qendrat e testimeve edhe në pikat kufitare Hani Hotit, Qafë-Thanë, Kakavije, Kapshticë, Rinas dhe Morinë. Ndërsa për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Kosovës, një pikë tjetër testimi e Noval gjendet në Rrugën e Kombit, pranë NBT Oil,

Filialet e 'Noval Diagnostic' janë të hapura 24 orë dhe rezultatet dalin për 15 minuta, në shqip e anglisht dhe njihen nga çdo autoritet kufitar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco