VIDEO – SYRI TV/ Rruga e fshatit Rrilë e degraduar, banorët: Bashkia nuk ka ndërhyrë asnjëherë

VIDEO – SYRI TV/ Rruga e fshatit Rrilë e degraduar, banorët: Bashkia nuk ka ndërhyrë asnjëherë

12:04, 14/11/2021
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Rrilë në Lezhë vuajnë prej vitesh mungesën e rrugës. Edhe pse kanë bërë ankesa të shumta dhe u janë bërë premtime elektorale, asnjëherë nuk ka parë dritën e investimeve.

Nga Syri Tv

Ky segment rrugor iu sherben dhjetra familjeve për tu lidhur me autostraden Lezhë-Milot, si dhe me qëndrën e Rrilles, por degradimi i tij po sjell mjaft veshtirësi për banorët. Siç duket nga pamjet rruga nuk ka njohur prej disa vitësh asnjë investim, ndërsa cilësia e dobët e punimeve ka bërë që të dëmtohet shumë shpejt. Banorët por edhe përdoruesit e rrugës thonë se janë të bragtisur nga Bashkia e Lezhës e cila nuk është kujtuar ende per rikonstruksionin e rrugës, edhe pse është premtuar në çdo fushatë elektorale.

Shqetësimin për këtë problem banorët e këtij fshati e kanë ngritur disa herë në bashki duke kërkuar që të ndërhyjnë sa më shpejt, por kjo e fundit është treguar indiferente ndaj kërksave të vazhdueshme të dhjetra familjeve në këtë zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco