VIDEO - SYRI TV/ Tradita e artit të thurjes drejt zhdukjes, punimet me dorë nuk kanë treg ku të shiten

VIDEO - SYRI TV/ Tradita e artit të thurjes drejt zhdukjes, punimet me dorë nuk kanë treg ku të shiten

11:25, 14/11/2021
A+ Aa A-

Punimet me dorë janë një nga profesionet më të vyera për vendin tonë por që dita ditës po shkojnë drejt shuarjes totale për shkak të neglizhencës nga ana e instancave shtetërore.

Këto pamje vijnë nga qyteti I Fierit ku prej më shumë se 15 vitesh këto gra ushtrojnë artin e thurjes në rrugë të cilën e kanë të trashëguar brez pas brezi.

Të ardhura nga Mallakastra, Labëria, Myzeqeja këto gra e ushtrojnë këtë profesion duke nxjerrë nga duart e tyre papuçe, fanella, triko, shalle, dorashka dhe të gjitha prej leshi, të punuara  thjeshtë por edhe me modele.

Pasioni është diçka e bukur e tërheqës kur e praktikon në jetën e përditshme, por ai e humbet disi magjinë e vet kur kthehet në një punë gati të detyrueshme, për të nxjerrë të holla për të mbijetuar.

Meqënëse nuk kanë shumë të ardhura ato nuk kanë marrë dyqane me qera pasi është një biznes që nxjerr pak fitime dhe nuk mund që të paguajnë të gjitha detyrimet, por janë pozicionuar në një shesh pranë xhamisë së qytetit ku edhe bashkia nga ana e saj nuk I ka bezdisur që tu marri taksë vendi apo ushtrim aktiviteti.

Ato shprehen se  janë vetpunësuar për të nxjerrë diçka më shumë pasi pensionet që marrin janë të ulta dhe nuk mund ta nxjerrin muajin me çmimet që rriten dita ditës.

Pavarësisht motit, të pajisura me një stol të vogël druri apo shpesh me ndenjëse të improvizuar me gur e karton, këto gra  vazhdojnë punën e tyre të heshtura.

Prodhimet blihen jo vetëm nga qytetarë të zonave përrreth Fierit por edhe nga emigrantë shqiptarë që prej vitesh jetojnë e punojnë jashtë kufijëve si në Greqi, Itali, Gjermani, deri në Amerikën e largët.

Vendi ku punojnë dhe shesin është në qëndër të qytetit, pranë xhamisë çka i ndihmon edhe për të reklamuar mallin,  ku blerësit më të shumtë janë banorë të zonave përrreth Fierit.

Këto gra duhen respektuar pak më shumë jo vetëm për punën dhe trashgimninë që bëjnë por edhe për artin, që shpesh krijohet mes nesh, nga anonimët, por për një mjeshtëri e thjeshtësi që na bën krenarë të gjithëve për kulturën tone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco