Lajmi i fundit

VIDEO/ Njeriu kryesor i Ramës, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

VIDEO/ Osmani: Jo 'Green Pass', çdo lloj shtrëngimi i radhës është falimentim për njerëzit!

VIDEO/ Osmani: Jo 'Green Pass', çdo lloj shtrëngimi i radhës është falimentim për njerëzit!

14:38, 12/11/2021
A+ Aa A-

Më 4 nëntor 2021 në Uashington, senatori amerikan Ron Johnson mbajti një tryezë diskutimi me mjekë dhe kërkues shkencorë, të cilët kanë kuruar pasojat e vaksinave COVID-19 dhe po hulumtojnë sigurinë dhe efikasitetin e këtyre vaksinave. Të ftuar ishin edhe pacientë që janë sëmurur e vuajtur pas vaksinimit për COVID.

Ndër të tjera senatori Johnson tha në atë takim: “Presidenti Biden tha më 21 korrik, vetëm disa muaj më parë, se nëse jeni të vaksinuar, nuk do të shtroheni në spital, nuk do të jeni në reanimacion, nuk do të vdisni.. .Nuk do të merrni COVID nëse bëni këto vaksina. Ai tha madje se kjo është një pandemi e të pavaksinuarëve. Po sa do të doja që ai të kishte të drejtë kur thoshte se këto vaksina do të jenë aq efektive.”

Në një deklaratë të tijën sot, aktivisti politik Kreshnik Osmani i ftuar në “Kafe Shqeto”, ka folur për këtë zhvillim në Uashington, në prag të mbajtjes të një proteste në Shqipëri kundër detyrimit për vaksinim, detyrimit për të treguar Green Pass  në biznese e qendra pune dhe sidomos jo vaksinimit të fëmijëve, për shkak të pasojave të mundshme si në shëndet dhe në ekonominë e vendit.

“Tashmë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe në bulevard është ndërtuar një sistem imunitar, i cili barrikadon sistemin dhe çdo lloj përpjekjeje për të mashtruar pjesën e mbetur  të shqiptarëve, të cilët nuk duan të vaksinohen me detyrim, - tha Osmani. - Për shkak se tani informacioni është i pranishëm dhe njerëzit dinë më shumë se 2-3 gjuhë, ju kujtoj se vetëm para pak ditësh në Uashington D.C, një senator shumë i rëndësishëm, zoti Ron Jonhson, ka organizuar një panel për krimet kundër njerëzimit me mjekë nga e gjithë bota e me njerëz që kanë dhënë dëshmitë e tyre për fatkeqësitë që u kanë ndodhur menjëherë pas marrjes së vaksinës.

Kjo ka ndodhur në zemër të kryeqytetit amerikan të shtetit kryesor amerikan, në Uashington dhe simbolika ka qenë shumë e rëndësishme.

Nuk kanë qenë të pranishëm në këtë seancë për krimet kundër njerëzimit, që e ka thirrur një senator i rëndësishëm si Ron Jonson, asnjëri prej Antoni Fauci, asnjëri prej drejtuesve ekzekutivë të kompanive si Moderna, si Pfizer etj.

Për sa i përket pjesë së biznesit dhe ofensivës që po bën qeveria lidhur me këto pengesat e reja apo Pasaportën e Gjelbër dhe masat shtrënguese, unë bie dakord që në fillim ka pasur disa masa ofensiva që janë nisur me vrull të madh po rrugës është bërë sikur nuk është parë dhe pjesa më e madhe e gjërave në këtë vend nuk janë zbatuar.

Por, kjo nuk na pengon që të jemi vazhdimisht vigjilentë, me sy dhe veshë hapur, sepse çdo lloj shtrëngimi i radhës është falimentim për njerëzit. Unë rastësisht bëra një xhiro në rrugët e Tiranës dhe të Durrësit dhe është e tmerrshme të shohësh dyqane pa fund që  ulin qepenat ku shkruajnë “Malli likuidohet” se janë duke falimentuar të gjithë dhe kemi 400 mijë njerëz që po presin Llotarinë Amerikane.

Situata ka qenë edhe para pandemisë, por mund të rëndohet nëse krijohet klima e ndalimit tashmë edhe për arsye të Green Pass”, paralajmëroi z. Osmani./arsh/SYRI.NET

Intervista e plotë në videon e "Kafe Shqeto":

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco