Inspektorët e AKU i vendosin tregtarit 400 mijë lekë gjobë, Metushi: Gjoba abuzive

Inspektorët e AKU i vendosin tregtarit 400 mijë lekë gjobë, Metushi: Gjoba abuzive

16:26, 11/11/2021
A+ Aa A-

Biznesi i vogël edhe pse është në kufijtë e mbijetesës, i duhet të përballet me presionin e inspektorëve të institucioneve shtetërore. Tregtari i fruta-perimeve në Fier, Edmond Metushi është gjobitur padrejtësisht me 400 mijë lekë nga dy inspektorë të AKU-së Fier, për të cilët tashmë ka nisur hetimi për shpërdorim detyre

NGA SYRI TV

Në një kohë kur biznesi i vogël është në kufijtë e mbijetesës, i duhet të përballet edhe me grykësinë e inspektorëve të tatimeve apo Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Tregtari i fruta-perimeve në Fier, Edmond Metushi është gjobitur padrejtësisht nga dy inspektorë të AKU-së Fier, ndaj të cilëve tashmë ka hetim penal, ndërkohë gjoba prej 400 mijë lekësh, që i kanë vendosur, rezulton ende në sistem.

Metushi rrëfen për mediat se gjoba e vendosur ndaj tij  është abuzive, madje atij i kanë falsifikuar edhe firmën, teksa pohon se inspektorët i prej tre ditësh i paraqiteshin në dyqan.

 “Për çfarë e kam marrë këtë gjobë 4 mln lekë dhe ku janë vendosur këto gjoba se unë nuk kam asnjë letër fare. Erdhën 3 ditë rresht dhe rrinin te dera gjoja kontroll. Me detyrimet ndaj shtetit janë shumë në rregull. Unë dua të di pse më është vendosur gjoba dhe pse ka firmën time, ndërkohë që unë nuk kam vënë firmë fare. Unë dua të drejtën time dhe të më hiqet gjoba, shteti pastaj të vijojë me punët e tij. Kam tre muaj që rri në stres. AKU më thoshte mbyll ti biznesin që të shpëtosh ti edhe ne. Por për çfarë do të shpëtojë unë dhe për çfarë do të shpëtojnë ata?  Donin faturat e TVSH, i dhashë. Po ç’i duhet AKU-së me faturat e TVSH?”, tha tregtari i revoltuar.

Tregtari fierak tregon për mediat se përmes avokateve ka nisur proces gjyqësor ndaj dy inspektorëve, Mirel Koci, 48 vjeç dhe Denisa Stamulliu, 33 vjeçe të cilëve do t’u duhet të përballen me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Nuk kam bërë denoncim unë, kam bërë ankim te avokatja, nuk jam dakord me gjobën, për çfarë e ka vënë venë dhe kur e kanë vënë. Kam nisur proces gjyqësor”, përfundoi ai.

Metushi inkurajoi edhe tregtarët e tjerë të denoncojnë rastet e abuzimeve të zyrtarëve shtetëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco