VIDEO-SYRI TV/ Filmohen kafshët e egra në Tomorr, macja, derri i egër dhe ...

VIDEO-SYRI TV/ Filmohen kafshët e egra në Tomorr, macja, derri i egër dhe ...

16:51, 10/11/2021
A+ Aa A-

Kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Tomorrit kanë regjistruar pamje të rralla të kafshëve të egra që janë rikthyer në këtë park. Disa prej kafshëve janë specie në zhdukje, ndërsa nga filmime e kamerave të fshehta duket se këto kafsh jetojnë në habitat të sigurt dhe të pashqetësuara.

Nga SYRI TV

Parkut kombëtar në Malin e Tomorrit po i rikthehen kafshët e egra. Kamerat kurth, të instaluara nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Berat në të gjithë Habitatin e Tomorrit kanë filmuar dhe fotografuar kafshët e egra, që si banorët e pyllit bëjnë ‘paradë’, madje disa prej tyre edhe pozojnë pa vetëdije përpara kamerave.

Mbi 30 lloje gjitarësh janë shfaqur gjatë këtij muaji në Parkun Kombëtar të Tomorrit, mes tyre edhe disa kafshë që prej vitesh nuk ishin parë në pyjet tona.

Kafshë të shumta si: ariu i murrmë, macja e egër, derri i egër, kunadhja, dhelpra, ujku, kaprollja, gjeli i egër, dhia e egër etj, janë kapur në Habitatin e Parkut Kombëtar të Tomorrit me anë të kamerave speciale, të pajisura me sensorë. Nëpërmjet këtyre kamerave,  janë siguruar video fantastike të shumë prej këtyre kafshëve, që rrallëherë janë filmuar kaq nga afër dhe të pashqetësuara.

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Berat (ADZM) Fatos Nako ka deklaruar se, monitorimi i kafshëve është një nga detyrat e tyre primare dhe vendosja e ‘kamerave-kurth’ nxori në pah edhe prezencën e shumë kafshëve të egra të rralla në këtë park.

Specialistët e kësaj agjencie rajonale e konsiderojnë Habitatin e Tomorrit si një nga habitatet natyrore më të pasura, për shkak të erës kontinentale dhe pranisë së disa llojeve të klimave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco