VIDEO EKSKLUZIVE/ Çfarë ndodhi në kishën ‘Ungjilli i Krishtit’ me anëtarët e grupit LGBT ...

VIDEO EKSKLUZIVE/ Çfarë ndodhi në kishën ‘Ungjilli i Krishtit’ me anëtarët e grupit LGBT ...

13:37, 10/11/2021
A+ Aa A-

Dy ditë më parë në mjediset e kishës ‘Ungjilli i Kritshtit Metropol’ u mbajt një aktivitet ku gazetarja italiane Nausica della Valle ndau eksperiencën e saj si një ish-lesbike. 

Pastori Akil Pano bëri një ftesë publike për të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e shërbesës duke përfshirë dhe anëtarët e komunitetit të LGBTI-së.

Anëtarët e këtij komuntieti e pranuan ftesën ndër ta ishte dhe aktivistja e njohur Xheni Karaj bashkë me të dashurën e saj Livian.

Pas largimit nga kjo shërbesë Karaj me tone ironie shkroi ndër të tjera në rrjete sociale:‘Erdhëm me mëndjen e hapur se mos ndryshonim duke dëgjuar Akilin, por hiç... Mbetem lezbike e gej! Dëgjuam të premten ftesën e Akilit për të frekuentuar Kishën e tij, ndaj erdhëm sot ta degjojmë me veshët tona fjalën e Perëndisë. Erdhëm me mendje dhe zemër të hapur. Qëndruam dy orë, dëgjuam mesazhet që u ndanë sot. Duke qënë se erdhëm me mendje të hapur shpresuam që perëndia të na vajoste me hirin e saj edhe të derdhte mbi ne të gjitha bekimet që ajo i derdh pa kursim mbi krijesat e veta. I thashë vetes: jepi një shans pastorit, se nuk vlen ta injorosh. Se siç Perëndia i tha profetit Nehemia, ‘‘Kur, Zoti do të na thotë diçka mund t’i bëjë edhe gurët të flasin. Pra mund ta injorosh Akilin, por jo Perëndinë!’’ Thashë, dëgjoje mesazhin që Perëndia do të të japë nga goja e Akilit më mirë se ta dëgjosh nga guri. Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për të si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falenderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtepinë e saj, se nuk ka asgjë të keqë tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa'.

Por cili ka qënë reagimi i pastorit Akil Pano pas kësaj?

Për të folur për këtë pastori ishte i thirrur në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe shqeto’  i cili kishte sjellë dhe një video eksluzive për këtë emision nga momenti kur aktivistët e këtij grupimi u larguan pa mbaruar kjo shërbesë.

 “Kisha është e hapur është një institucion i cili fton të gjithë individët pa dallim begraundi fetar social dhe ekonomik. Kemi qënë shumë të nderuar për pjesmarrjen e individëve që kanë qënë në takimin e kishës këtë të diel e cila ka qënë një e diel e veçantë pasi kolegia e juaj ish gazetarja e RAI dhe Mediasetit ka qënë dhe ka ndarë dëshminë e saj se pasi ajo jetoi qëndroi madje ishte një nga veprimtaret  kryesore të LGBT-së si lesbike për 40 vjet me radhë. Ajo tani përjeton një fuqi transformuese dashurie dhe percepton diçka të re në lidhje me jetën e saj.  Historia e saj komunikohet në mediat shqiptare dhe përbën shumë kreshëri dhe këta individë kanë qënë në fakt kam përshtypjen prej kuriozitetit se a mundet një person i cili është aktualisht sot homoseksual apo lezbike të kthehet në gjendjen e tij natyrore’ nis intervistën e tij pastor Akil Pano

Flavio: Pastor për t’ju krijuar pak kontekst dhe atyre që po na ndjekin këtë mëngjes. Në Itali aktualisht ka një lëvizje të tërë të mbushur plot me njerëz të cilët kanë pasur një të shkuar si pjesë e komunitetit LGBT të bindur dhe tani më tani jam të bindur si heteroseksual.

Pastori: Zonja Della Valle tregoi që nuk është e vështirë të kthehesh në gjendje natyrore, madje solli dhe raste të individëve që kanë qënë transgjinor të cilët përmes procedurave shumë të vështira, operacioneve, ndërhyrjeve me terapi hormonale etj etj janë përpjekur të ndryshojnë dhe mjaftoi që vetëm të ndërprisnin hormonet dhe lehtësisht pas disa muajsh zëri i tyre trashet dhe kjo tregon idenë e procesit biologjik për rikthimin në identitetin e tij sikurndër ai është krijuar.

Dori: Në meida këto raste nuk publikohen nuk i shohim ndërkohë që ditë më parë kemi një ish-ministër italian i cili deklaroi hapur se ishte homoseksual. Ka një shmangie të media ndaj rasteve të tilla ndaj faleminderit që sollët një rast të tillë.

Pastori: Kjo është ajo po përjetohet një Evropë dhe SHBA. Histori të tilla si historia e gazetares italiane janë me qindra histori të tilla në botë. Rikthimi në identitit hasin një mur të madh, dritare mediatike të mbyllura për shkak të agjendave që ne i njohim mjaft mirë agjenda që kërkojnë dekonstruksionin e martesës mes një burri dhe një gruaje dhe këto lloj interesa penetrojnë dhe në media fatkeqësisht dhe nuk ju japin hapësira dhe mundësi që publikut të gjërë të kuptojë që është e mundur që të rikthehesh në gjendje tënde fillestare. Pikërisht kjo është dhe ajo që ka ndodhur dhe me gazetaren italiane.

Flvaio: Është nxehur i gjithë rrjeti pikërsht  për atë që është quajtur si një akt provikimi se nëse do të ishin në të vërtetë të hapur këta anëtar të komunitetit LGBT-së dhe bujrum kudo qofshin se kanë të drejtë kudo si qytetar të këtij vendi,ndoshta fillimisht mund të kishin hequr maska me logon e komunitetit të tyre si një akt politik se nuk është një akt i identitetit gjinor është një akt politik logo, simboli etj etj.

Pastori: Unë kam qënë shumë i lumtur që ata kanë qënë në mesin tonë sepse çfarë kuptova dhe çfarë pashë përjetoja një lloj shoku kulturor. Nuk e mendova se ata ishin të papërgatitur të shikonin salla të mbushura plot me të rinjë e të reja të moshës së tyre të cilët ishin krejt normal krejt të lirë, luteshin, adhuronin, ishin të gëzuar, pra ajo çfarë ata panë atje nuk ishte një lloj ceremonial fetar gati gati në zi, gati gati në vuajte në dhimbje por njerëzit ishin të lumtur ishin të gëzuar. Madje shumë nga djemtë dhe vajzat e kishës shkuan u takuan me ta, i përqafuan ju dhanë duart. Në fakt nga mënyra se si ato hynë të organizuar në atë mënyrë dhe me simbolet e LGBT-së krijoi një lloj tensioni i cili në mënyrë më absolute nuk u komunikua por ishte një lloj revolte të cilët ata sollën aty. Ne jemi të ndryshëm , ne jemi kështu siç jemi, kështu kemi ardhur dhe kështu do të largohemi, këta jemi ne, ju nëse doni të na pranoni kështu siç jemi na pranoni në të kundërt ju nuk keni të drejtë të thoni asgjë në lidhje me identitetin tonë apo orientimin tonë seksual, pra ky ishte realiteti. Në kishë natyrisht nuk lejohet që të bëhen foto. Pati nja dy momente që mua mi treguan më pas se unë isha në filllim të sallës që ka pas individë brenda këtij grupi të cilët donin dhe të putheshin brenda në sallë ,por gjeste të kësaj natyre nuk lejon në kishë.

Flavio: Këto gjeste nuk lejohen as për familje normale jo më për të tilla raste.

Pastori: Absolutisht po

Flavio: Se nuk është se përjashtohen homoseksualet nga puthja në kishë përjashtohen të gjithë.

Pastori: Madje nëse shkoni në kisha të tjera tradicionale si katolike dhe ortodokse dhe nëse do të hyni me duat në xhepa dikush nga bashkëpunëtorët e kishës do t’ju kërkoj që të keni një qendrim më nderues. Pasi instucioni kërkon respekt nderim lidhur me Zotin. Unë  dhe të tjerë jemi akzuar  nga aktivistët e  LGBT-së si homofob, urrejtës që nuk bëjnë asgjë tjetër vetëm gjykojmë dhe ‘godasim’  figurativisht këta individë që janë të ndryshëm nga ne. Në fakt atë që grupimi i LGBT-së që gjeti në kishën tonë ishte vetëm dashuri, përkujdesje, mirëpritje, përqafime dhe kjo është ajo që do të shikoni në video. Në këtë video shihet që pa përfunduar shërbesa fetare ndërkohë që gazetarja italiane po fliste i gjithë grupimi ngrihet për tu larguar nga salla. Mirëpo kjo u bë në mënyrë demonstrative të dukshme sikur për t’ju thënë të tjerëve që ne nuk biem dakort.

Pas shfaqjes së videos pastori u shpreh: 

 Dëshiroj t’i tregoj Xhenit dhe gjithë grupit LGBT-së që është në Shqipëri që ne i duam shumë por kjo nuk do të thotë se ndajmë të njëjta opinione të njejta parime me ta. Gjej rastin t’ju bëjë apel anëtarëve të LGBT-së që të ulin nota dhe aksionin e zhurmësh i cili në fakt nuk bën asgjë tjetër vetëm që zgjon dhe nxit tensione në opinionin publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco