Helmimi i 600 qytetarëve në Krujë/ ISHP publikon analizat: Shkak çarja në tubacion, përgjegjës ujësjellësi

Helmimi i 600 qytetarëve në Krujë/ ISHP publikon analizat: Shkak çarja në tubacion, përgjegjës ujësjellësi

18:37, 28/10/2021
A+ Aa A-

Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë rezultatin e analizave të ujit që solli helmimin e mbi 600 qytetarëve në Krujë, pas mostrave të marra në disa burime ujore.

Në një deklaratë për mediat nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku tha se 'helmimi masiv ka ardhur si rezultat i një defekti në sistemin hidrik (çarje në tubacion) për shkak të shirave, ku është konstatuar një bakter 'Enterokok', në një pikë të tij'.

"Më lejoni t’ju konfirmoj në emër të Institutit të Shëndetit Publik i cili ka ndjekur nga afër situatën epidemiologjike të shkaktuar në Krujë, situatë e cila solli një numër të lartë personash të cilët kishin çrregullime gastrointersinale. Situatë e cila do të vazhdojë të ndiqet me rigorozitet edhe në ditët e ardhshme.

Nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë vetëm të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale që qyetarët e Krujës kanë pasur. Nga ana tjetër më lejoni t’ju them se situata sot që ne flasim është shumë e qetë. Pothuajse ka mbaruar çdo shqetësim në qendrën shëndetësore dhe në spitalin e Krujës. Do të vazhdojmë ta ndjekim me rigorozitet“, u shpreh Ulqinaku. 

Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve Ulqinaku tha se situata do të vijojë të monitorohet për të paktën një muaj deri sa të jenë të sigurtë që çdo gjë të jetë në rregull.

Përgjegjësia bie mbi ujësjellësin e Krujës, tha ai, pasi duhet të kishte ndaluar furnizimin që në momentin kur uji ka shkuar i turbulluar.

“Derisa them që është një epidemi hidrike përgjegjësia i bie Ujësjellësit të Krujës. Duhet të kishte qenë më i kujdesshëm për të ndaluar në kohë, që me turbullirën e parë. Kjo na bën që ka pasur një kontaminim që ka bërë ndotjen e ujit të pijshëm. Pra i ndotjes sipërfaqësore që ka ardhur për shkak të shirave. Qyteti i Krujës do të jetë në një monitorim edhe nga ISHP, një monitorim pothuajse një mujor derisa të sigurohemi që çdo gjë është OK. Shira kanë rënë vazhdimisht por ka pasur një çarje diku dhe ka ndodhur si rezultat“, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 28/10/2021 21:03

U gjet shkaku per te mbuluar te verteten.Si gjithemone.Kjo qeveri eshte e deshtuar asnje justifikim nuk e ndihmone dot

Shto koment

Denonco